Deputeti i Kuvenditr të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po del në televizion e po flet nga zyrat e tij të ngrohta, ndërsa policët në veri po ngrijnë duke shërbyer, përcjell InLajmi.
Lekaj tha se kryeministri i Vetëvendosjes del çdo të 2-tën ditë dhe u tregon qytetarëve të Kosovës se po pret KFOR-in që të pastrojë rrëmujën që krijoi ai vetë, duke lënë në hije atë që është më e rëndësishme për Kosovën, mbyllja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Më tej ai tha se kryeministri “rebel” i Vetëvendosjes, pret që dikush tjetër t’ia nxjerrë gështenjat nga zjarri, të cilit i fryu edhe vetë, duke i dhënë pretekst Serbisë, dhe duke e zhvendosur vëmendjen nga marrëveshja përfundimtare tek barrikadat. /InLajmi/