Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila tha se ngjarjet të cilat po ndodhin në 4 komunat e veriut të Kosovës janë ato të cilat po provokohen drejtpërdrejt nga Serbia, raporton InLajmi.
“Ngjarjet të cilat po ndodhin në 4 komunat e veriut të Kosovës janë ato të cilat po provokohen drejtpërdrejt nga Serbia për një destabilitet për t’u humbur fokusi nga ajo përgjegjësi e cila tashmë është e Aleksandar Vuçiqit dhe Qeverisë në Serbi”, deklaroi ajo.
Më tej ajo tha se barrikadat në veri duhet të hiqen sa më parë, pasi sipas saj situate e tillë nuk i konvenon askujt.
“Nuk isha lëshuar në detaje të dhënies së datave, ato duhet të hiqen sa më parë. Situatë e tillë nuk i konvenon askujt përveç atyre që dëshirojnë destabilitet në Kosovë”, tha ajo.
Më tej ajo tha se Projektligjin për Kodin Civili, i cili është duke u kundërshtuar nga një numër i deputetëve të kësaj partie. /InLajmi/