Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ndërhyjë për të dal në krah gazetarëve të mediave kosovare që po sulmohen nga grupet kriminale në veri të Kosovës të cilat po orkestrohen nga Beogradi, përcjell InLajmi.
Gërvalla tha se këto sulme duhen ndaluar dhe dënuar ashpër ngaqë për qëllim kanë destabilizmin e Kosovës.
Ajo gjithashtu tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë urgjentisht në Beograd dhe të mbrojë median e lirë.
Postimi i plotë i saj:
Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë urgjentisht në Beograd dhe të mbrojë median e lirë. Kjo duhet të ndalet tani. Gjatë 3 javëve të fundit, gazetarët janë sulmuar vazhdimisht nga grupe kriminale që tentojnë të destabilizojnë Kosovën. Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve nga ekstremistët në veri të Kosovës./InLajmi/