27 dhjetori është dita e 361-të e kalendarit gregorian (dita e 362-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 4 ditë.
Ngjarje
1831 – Pas disa vonesash, Charles Darwin niset nga Plymouth i Anglisë me anijen Beagle dhe 73 veta në bord. Endërra e tij për t’u bërë famullitar mund të priste.- ai gjithmonë kishte shpresuar për një udhëtim nëpër botë dhe e shfrytëzoi mundësinë e ofruar. Darwin sapo ishte diplomuar si gjeolog e natyralist, dhe kapitenit të anijes eksplotuese duhej një specialist i tillë për vëzhgime ujore e gjeologjike në rajonet që anija do të eksploronte. Kronikanët thonë se moti ishte i mirë, qielli i kthjellët dhe era e mbarë; Darvinin e zë deti – dhe sëmuret pothuajse menjëherë. Beagle lundroi nëpër Oqeanin Atlantik, dhe pastaj kreu kërkime të hollësishme hidrografike rreth skajeve jugore të Amerikës së Jugut, duke u kthyer përmes Tahiti dhe Australisë pas udhëtimit rreth tokës. Ekspedita ishte planifikuar të përfundonte në 2 vjet, por zgjati pothuajse pesë. Deri në fund të ekspeditës, Darvini kishte bërë emër si gjeolog dhe koleksionist fosilesh – botimi i ditarit The Voyage of Beagle i dha atij famë edhe si shkrimtar. Gjatë udhëtimit, Darvini e kaloi shumicën e kohës duke eksploruar: 3 vjet e 3 muaj në tokë , 18 muaj në det. Në fillim të udhëtimit Darvini kishte menduar të shkruante një libër për gjeologji, dhe tregoi se kishte aftësi për toerizuese; në Punta Alta të Argjentinës, ai zbuloi fosile gjigande të gjitarëve të zhdukur. Darwin kreu vëzhgime të hollësishme të bimëve dhe kafshëve, me rezultate që tronditën besimin e tij se speciet janë fikse. Pas kthimit në Angli, më 1836, Darvini u mendua, u thellua, shqyrtoi shënimet e udhëtimit, peshoi idetë e tij dhe vetëm pas 30 vjetësh shpalli teorinë e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror; lajm jo i zakonshëm, që do të trondiste mbarë opinionin, do të nxiste reagime shkencore, fetare e publike; eksitim, zemërim, kundërshtim, miratim, habi, heshtje, debate, edhe sot.
1924 – Fan Noli, i shoqëruar nga një personel prej mbi 70 vetësh, përfshi ministrat e qeverisë së tij, i hypën anijes në Vlorë, kalon ngushticën e Otrantos dhe mbërrin në Brindizi. Mes atyre që ikën me peshkop Nolin, dhe që u përhapën nëpër kryeqytetet e Evropës, ishin sekretari i tij personal, Sejfulla Malëshova, Lazar Fundo dhe Tajar Zavalani; këta të tre nga Brindizi shkuan në Moskë; Mustafa Kruja shkoi në Romë, dhe Ali Bej Këlcyra u vendos në Paris. Më 30 dhjetor, Fan Noli shkoi në Romë dhe në takime me zyrtarë të qeverisë italiane dhe gazetarë, shprehu çudi dhe keqardhje që Italia nuk e kishte mbështetur atë kundër Zogut dhe jugosllavëve. Ish-kryeministri Noli deklaroi se do të kthehej në Amerikë, dhe kurrë nuk do të merrej më me politikë; katër vjet pjesmarrës në politikën shqiptare ishin shumë, e kishin lodhur dhe zhgënjyer atë. Nga Roma, Noli shkoi në Vjenë, pastaj në Amerikë, por në Shqipëri nuk u kthye kurrë më.
1929 – Sekretari i përgjithshëm sovjetik Joseph Stalin urdhëron “likuidimin e kulakëve si klasë” në përpjekje për të përhapur socializmin në fshat. Dhe kulak quhej çdo fshatar që kishte dy lopë dhe 5 hektarë tokë në zotërim. Kjo ishte periudha e kolektivizimit të fshatit, një politikë që çoi në sekuestrime, vrasje, arrestime, burgosje, internime; në rënien e prodhimit dhe në zinë e madhe të bukës në fund të viteve 1920.

1945 – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar krijohen me nënshkrimin e një marrëveshje nga 29 vende. Të njohur kolektivisht si institucionet Bretton Woods (emrit i qytezës në New Hampshire, SHBA), ku u themeluan nga delegatët e 44 vendeve në korrik të vitit 1944, Banka dhe FMN-ja janë shtyllat binjake që mbështesin strukturën e rendit ekonomik dhe financiar botëror
1978 – Spanja bëhet demokraci pas 40 vjet diktaturë frankoiste. Kjo periudhë tranzicioni ishte epoka kur Spanja u doli nga diktatura e Francisko Frankos.Tranzicioni zakonisht thuhet se filloi me vdekjen e Frankos më 20 nëntor 1975, dhe përfundoi me miratimin e Kushtetutës së vitit 1978; të tjerë thonë se tranzicioni përfundoi me dështimin e një grushti shteti më 23 shkurt të vitit 1981, apo me fitoren elektorale të Partisë Punëtore Socialiste (PSOE) më 28 tetor 1982.
1983 – Papa Gjon Pali II viziton Memhet Ali Agça në burgun Rebibbia dhe personalisht e fal atë për atentatin më 13 maj 1981 në Sheshin e Shën Pjetrit, ku Papa mbeti i plagosur. Pasi shërbeu 19 vjet burg në Itali, Agça u deportuar në Turqi, ku kreu një dënim dhjetë vjet burg për vrasjen e një gazetari kohë më parë. Ali Agça u lirua nga burgu më 18 janar 2010, dhe vazhdimisht e ka përshkruar veten si mercenar pa orientim politik, edhe pse dihet se ka qenë anëtar i organizatës ultra nacionaliste turke Ujqërit Gri.
- 1831 – Charles Darwin filloi ekspeditën rreth botës dhe e cila zgjati 5 vite.
- 1945 – u themelua Banka Botërore
- – Korea është ndarë në dy shtete në Korenë Jugore dhe Korenë Veriore
- – Në Rawalpindi, Pakistan nga një atentat u vra udhëheqja e opozitës dhe ish kryetarja e qeverisë Pakistaneze Benazir Bhutto.
Lindje
- 1571 – Johannes Kepler, matematikan gjerman, filozof, astronom, astrolog dhe specialist i optikës.
- 1822 – Louis Pasteur, kimist dhe biolog francez
- 1896 – Carl Zuckmayer, letrar gjerman
- 1899 – Lasgush Poradeci, poet dhe shkrimtar shqiptar.
- 1901 – Marlene Dietrich, aktore dhe kegetare gjermano-amerikane
- 1919 – Jahja Fusha, patriot shqiptar (v. 1944)
- 1934 – Larisa Latinjina, gjimnaste sovjetike
- 1940 – William Cliff, shkrimtar belg
- 1957 – Daniel Levitin, shkencëtar dhe muzikant amerikan
Vdekje
- 1923 – Gustave Eiffel, konstruktor francez.
- 1927 – Hafiz Sulejman ef. Saraq, reisu-l-ulema boshnjak.
- 1958 – Mustafa Kruja, mësues, ministër, prefekt, kryeministër, senator i Mbretërisë Italiane, gjuhëtar e publicist.