Ministria e Shëndetësisë tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit përmes vendimeve po tenton të lejojë prokurimin e barnave pa Autorizim të Marketingut në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ministria tutje njoftoi se të gjitha këto vendime i ka kundërshtuar nëpërmjet padive gjyqësore dhe ka kërkuar pezullimin e vendimeve deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor, e që jemi të bindur se gjykata do t’i konsiderojë si të kundërligjshme.
Sipas tyre rreziku që i kanoset përdoruesve të barnave pa Autorizim Marketing është i lartë, pasi që në rast se ne zbatojmë vendimet e lartëcekura të OSHP-së, atëherë Republika e Kosovës efektivisht do të lejonte importin e pakontrolluar të barnave në vendin tonë dhe për çdo efekt të padëshiruar të barnave askush nuk do të mund të mbahet përgjegjës.
Më tej në njoftimin e ministrisë thuhet se ata si institucion kanë ndërmarrë të gjitha masat që të ndalojmë prokurimet pa Autorizim Marketing, mirëpo sipas tyre për fat të keq, në këtë reformë të sigurimit të cilësisë, jemi duke u ballafaquar me rezistencën e pakuptimtë të OSHP-së. /InLajmi/