Një fermer palesinez ka gjetur një mozaik bizantin në Gaza, transmeton InLajmi.
Fermeri e gjeti këtë mozaik derisa po punonte token e tij, kështu që ai dhe djali i tij filluan të gërmojnë dhe gjetën diçka krejtësisht të papritur.
Mozaiku i paprekur i epokës bizantine që ata zbuluan përmban kafshë shumëngjyrëshe dhe modele interesante.
Mozaiku ndodhet në kopshtin e tij me ullinj në kampin e refugjatëve Bureij, shkruan CNN.
“Kam kërkuar në internet… Mësuam se ishte (një) mozaik që i përkiste epokës bizantine”, tha babai, Salman al-Nabahin. /InLajmi/