Policia e Kosovës ka njoftuar se mengjesin e së hënës në Mitrovicën e veriut, konkretisht afër udhëkryqit te shkolla teknike është raportuar për një shpërthim të një bombe çorientuese, përcjell InLajmi.
Si pasojë e këtij shpërthimi janë raportuar thyerje të disa xhamave në katër lokale, në dy prej të cilave nuk zhvillohet ndonjë biznes.
Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës.

Policia e Kosovës me njësitet e saj, përfshirë edhe njësinë kundër terrorizmit po ndërmerr veprime intensive në hetimin e këtij rasti për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të kryerësve të këtyre veprave kriminale. /InLajmi/