Bullizmi është një dukuri mjaft e përhapur në shoqërinë shqiptare, e me këtë jetoi Labinot Azemi djaloshi nga Kosova i cili e ndau me të gjithë të vërtetën e hidhur, bullizimin e përditshëm nga rrethi e shoqëria, shkruan InLajmi.
Azemi në një intervistë ekskluzive për Gazetën InLajmi, rrëfeu detaje nga përjetimet e tij si person i bullizuar, sikur edhe reagimet e tij ndaj komenteve bullizuese.
Përveçse rrëfen dromca nga jeta e tij e “rëndë” për shkak të bullizmit, Azemi përçon mesazhe se si ta sfidojnë këtë dukuri të tjerët persona të bullizuar.
InLajmi: Keni folur hapur për bullizmin që e keni përjetuar, sa ka qenë e vështir kjo për ju?
Labinot Azemi: Sigurisht që s’ka qenë aspak e lehtë, të thyesh një tabu në vendin tonë, dhe duke e ditur se isha i pari ka qenë e vështirë që historinë ta ndaj me publik, njerëz që me njohin e rreth të ngushtë, por duke e kthyer historinë në sukses pastaj gjithçka ka qenë e lehtë, shpesh kemi frikë ta bëjmë një hap se kemi frikë nga e panjohura por kur gjithçka e kthejmë në forcë pastaj gjithçka bëhet normale!
InLajmi: Cilat kanë qenë komentet e para të njerëzve pasi keni rrëfyer publikisht historinë tuaj?
Labinot Azemi: Si asnjëherë më parë publiku ka qenë në anën time, duke më mbështet duke u motivuar e duke më ngritur në nivele të cilat si kisha menduar ndonjëherë, komente aq pozitive sa kam qenë dhe i befasuar nga reagimi i tyre, tv, portaleve pastaj fytyrave të tjera publike një impakt super i madh!
InLajmi: Gjatë tërë kësaj kohë sa ju ka qëndruar pranë familja dhe miqtë?
Labinot Azemi: Familja ka qenë dhe është aty për mua gjithmonë, kurse miqtë disa kanë ikur disa janë kthyer e disa të tjerë kanë qëndruar gjithmonë pranë meje!
InLajmi: A ka ndryshuar jeta juaj pasi hapur keni folur për jetën tuaj?
Labinot Azemi: Po sigurisht, tashmë jam kthyer në një djalë personalitet që influencon shumë në publik, qoftë me dalje publike qoftë me seminare të hapura apo të mbyllura, gjithçka tashmë është shumë më ndryshe!
InLajmi: Një mesazh për të gjithë ata që ndoshta po kalojnë në këtë rrugë?
Labinot Azemi: Ta duan të mirën për të tjerët ashtu siç e duan për vetën, ta çmojnë vetën ashtu siç janë dhe ti tregojnë botës se munden, në jetë nuk është asgjë rastësi, mendoj se duhet t’ia mbjellësh vetës në kokë atë që ke planifikuar gjithmonë dhe ajo një ditë do vjen me patjetër, të vazhdojnë ta duan vetën me gjitha tiparet që mund ti kenë sepse bota bëhet e bukur kur secili prej nesh jep diçka nga forca e tij! Libona Gegaj /InLajmi/