• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Një përmbledhjeve e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës

Gjerolinda Desku nga Gjerolinda Desku
11 December 2022
në Kosovë
0 0
0
Një përmbledhjeve e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Po flitej për dialogun deri në momentin kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori vendimin për largimin e targave ilegale të makinave të qytetarëve serbë të Kosovës, shkruan InLajmi.

Me këtë vendim nuk u pajtua presidenti serb Aleksander Vuçiq, i cili tha se Kurti po “nxiste” tensione.

Që nga ajo kohë situata në veri të Kosovës vetëm sa u përshkallëzua.

Si rezultat i kësaj, 4 kryetarët e komunave veriore dhanë dorëheqje, e bashkë me ta edhe zyratët policorë serbë, që shërbenin në Policinë e Kosovës.

Kjo listë u ndoq edhe nga zyrtarët e gjykatës në Mitrovicë dhe nga Lista Serbe, e cila u tërhoq nga Kuvendi i Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas konsultimit me partitë opozitare në vend vendosi që 18 dhjetori të jetë data për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të 4 komunave veriore.

Pati takime e bisedime mes palëve kosovare e atyre serbe, derisa arritën në një marrëveshje për targat: Serbia nuk do të lëshonte më targa me akronime qytetesh, kurse Kosova nuk do të gjobiste vozitësit që posedonin targa të tilla.

Por kjo nuk i dha fund tensioneve në Mitrovicën e Veriut. Përfundrazi, situata u përshkallëzua edhe më shumë.

Ndërsa kishin filluar përgaditjet për këto zgjedhje të martën në Zubin Potok u raportua për shpërthime me granata dore, ku ishin sulmuar zyret e Komisioit Qendror të Zgjdhjeve.

Pas këtij shpërthimi ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier deklaroi se nuk ka kushte për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për incidentin që ndodhi në veri të Kosovës. Siguria është primare në këtë kohë dhe nuk mendojmë se ka kushtë të volitshme për zgjedhje, siç është planifikuar” tha Hovenier.

Sulmin ndaj zyreve të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut e komnetoi edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde, i cili tha se protestat paqesore janë tjetër gjë, kurse dhuna nuk duhet toleruar.

“Mbështetje të pafund për protestat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës” theksoi Rohde.

Përderisa mbrëmjen e së merkurës dukej që situata ishte qetësuar në veri të vendit, rreth orës 20:50 dëshmitar të rastit kanë njoftuar Policinë e Kosovës së është dëshuar një shpërthim tjetër në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se dyshohet se një pjesë e këtyre sulmeve janë bërë nga ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Kemi të dhënat e para të mbledhura nga terreni, nga policia e rendit dhe inteligjenca, e cila thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, deklaroi të mërkurën, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Forcat e KFOR-it, Detashmenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, me seli në Kampin Bondsteel, ka asgjësuar një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut, më saktësisht afër Prokurorisë Themelore në Lagjen e Boshnjakëve.

KFOR-i zotohet se do të garantojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet duke u bazuar në Rezolutën 1244.

Komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Mitrovicën veriore janë brengosëse sidomos tani në prag të zgjedhjeve.

“Detyra jonë e parë është sigurimi i lëvizjes së lirë në Kosovë. Jemi të pajisur për t’u ballafaquar me një situatë të tillë. Por, ne veprojmë në pajtim me situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke reaguar ndaj cilësdo situatë që e kemi përpara. Nuk e tolerojmë dhunën dhe pikë. Dhunën nuk mund ta tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë”, ka theksuar Ristuccia.

Në fund, gjenerali italian ka dhënë edhe një mesazh për popullin e Kosovës dhe në përgjithësi për popujt e Ballkanit Perëndimor.

“Asnjëherë të mos e ndalin ëndrrën dhe të mos humbin shpresën për një të ardhme më të mirë. Të mos ndjekin dezinformatat toksike. Le të përpiqemi të gjejmë burime të tjera dhe t’i ballafaqojmë ato e jo t’i bartim ashtu siç janë. Pra, të mos ndjekim narrativa toksike”, ka shtuar Ristuccia.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq “kërcënoi” se do të sjellë trupat policre e ushtarake në Mitrovicën e Veriut.

I menjëhershëm ishte reagimi i Presidentes së Kosovës, e cila theksoi se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Ditën e shtunë, ish-pjesëtari i Policisë se Kosovës, Dejan Pantiq, u ndalua në pikën kufitare në Jarinjë, nën dyshimin se ka kryer vepër terroriste duke sulmuar zyret e KQZ-së në veri të vendit.

Mbrëmjen e së shtunës serbët vendosën barrikada në Mitrovicë për të penguar dërgimin e Pantiq-it në stacionin policor ne Kosovë.

Patrulla të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it qëndruan gjatë gjithë ditës në pika të caktuara në qytetin e Mitrovicës, me qëllim parandalimin e shkaktimit të trazirave.

E pikërisht ditën e shtunë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit urgjent që zhvilloi me përfaqësuesit e partive të vendit, në një konferencë për media deklaroi se për shkak të kushteve të pafavorshme zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës janë shtyrë për datën 23 prill të vitit 2023.

Shtetet e Quint-it Dhe SHBA-të e përshendëten këtë vendim dhe deklaruan se është konstruktiv dhe i qëlluar.

Kurse nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e fajësoi qeverinë për dështimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve./InLajmi/

 

Tags: Mitrovica e VeriutSerbiaVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Presidenti i Turqisë po tërhiqet nga pushteti?!

Postimi tjetër

Analisti Jashari: Kosova ka të drejtë të kërkojë shpagimin e krimeve të luftës nga Serbia

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja
Kosovë

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Postimi tjetër
Analisti Jashari: Kosova ka të drejtë të kërkojë shpagimin e krimeve të luftës nga Serbia

Analisti Jashari: Kosova ka të drejtë të kërkojë shpagimin e krimeve të luftës nga Serbia

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025
Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

23 June 2025
Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

23 June 2025
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

22 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu