Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur krenar për mbresat që ka lënë Shqipëria si vendi mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, përcjell InLajmi.
Ai tregoi se është fantastike një gjë e tillë dhe se kjo është hera e parë në histori që Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë në 2 prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë.
Ndryshe, Samiti BE-Ballkani Perëndimor është mbajtur gjatë ditës se martë në Tiranë.
Postimi i plotë i tij:
Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht
Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë./InLajmi/