Deputeti i LDK-së Besian Mustafa tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka asgjë të përbashkët me Ish-Presidentin Ibrahim Rugova, përcjell InLajmi.
Mustafa tha se të gjithë politikanët edhe përkundër dëshirës se tyre kanë përfunduar në rrugën shtetformuese të shtruar nga Rugova.
Ai shtoi se kjo rrugë nuk i bënë ata rugovist dhe se janë thjesht përcjellës të vegjël që bëjnë shumë zhurmë dhe përfundojnë vetëm në rrugën që Rugova ka trasuar.
Postimi i plotë i tij:
Jo, asgjë të përbashkët me Rugovën nuk ka Kurti. Të gjithë politikanët e krahut tjetër, përkundër dëshirës së tyre, kanë përfunduar në rrugën shtetformuese të shtruar nga Rugova.
Kjo nuk i bën ata rugovist, kjo e tregon qartazi edhe një herë Rugovën vizionar dhe ata të tjerët thjeshtë përcjellës të vegjël që bëjnë shumë zhurmë e përfundojnë natyrshëm në rrugën e vetme të vërtetë. Atë që ka trasuar Rugova./InLajmi/