Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ditën e premte pas komenteve të fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që i ka bërë ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin kurti, përcjell InLajmi.
Vuçiq e quajti “terrorist llum” Kurtin dhe i tha të ketë kujdes me vendimet që mund t`i lëndojë serbët e Kosovës, sepse pastaj Serbia do të dijë se si t`i përgjigjet.
E kundrejt kësaj, Basha tha se gjuha e urrejtjes së Vuçiqit dëshmon se Serbia nuk është ndarë nga e kaluara dhe është e papranueshme.
Ai tha se Kosova është shtet i pavarur. dhe se me gjuhën e urrejtjes nuk mund t`i imponohet askush.
Postimi i plotë i tij:
Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës./InLajmi/