Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e vlerësojnë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që e prodhoi marrëveshjen e arritur të mërkurën në mbrëmje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ambasadori amerikan.