Moti i keq vazhdon të ndikojë në lundrimet mbi Adriatik. Tragetet e linjës Durrës-Bari nuk do të nisen si zakonisht në orën 23:00.
Kapiteneria e portit detar të Durrësit në bashkëpunim me atë të Barit kanë vendosur që për të shmangur detin e trazuar, 2 tragetet e linjës të nisen pas orës 05:00. Ndërkohë nisja nga Bari drejt Durrësit do të bëhet në orën 22:00 të së martës dhe pritet që tragetet të mbërrijnë rreth orës 7:00 të së mërkurës në Durrës, shkruan Top Channel.
Në mëngjes parashikohet një përmirësim i kushteve atmosferike në Gjirin e Durrësit, ku era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë nga veriperëndimi dhe deti do të regjistrojë një forcë 4.5 ballë.