Instituti Kombëtarë i Shëndëtësisë Publike, ka bërë të ditur se Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Pejë është në kontakt të vazhdueshëm me KRU e Hidrodrini, ku janë bërë inspektime në terren dhe është vërejtur turbullirë e shtuar në ujë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, inspektimet në teren janë zhvilluar në komunën e Deçanit, Klinës dhe Istogut pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut.
Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjithashtu ka dhënë rekomandime që uji para përdorimit të vlohet dhe të konsumohet për pije.
Njoftimi i plotë nga IKSHPK:
IKSHP / QRShP Pejë në monitorim të vazhdueshëm në lidhje me situatën e krijuar pas reshjeve të shiut.
Pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut IKShP / QRShP Pejë është në bashkëveprim dhe në kontakt të vazhdueshëm me KRU Hidrodrini – Pejë.
Bazuar në të dhënat e inspektimit nga tereni, vërehet turbullirë e shtuar e ujit dhe atë kryesisht në rajonin e Deçanit, Klinës dhe Istogut.
Situata është nën kontrollë dhe monitorim të vazhdueshëm me mostrimin e ujit për pije.
Rekomandimet e përgjithshme
Deri në rekomandimet e rradhës:
- Uji para përdorimit të vlohet
- Të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar/InLajmi/