Gati 2 muaj ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa ministër, më këtë rast deputeti i AAK-së Shembedin Dreshaj, ka kritikuar qeverinë Kurti me mbi gati 2 muaj, ky digaster ka mbetur pa udhëheqës, raporton InLajmi.
Dreshaj, në Kuvendin e Kosovës ka hedhur kritika edhe në drejtim të SHSKUK-së, pasi sipas tij ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë institucion është pa përvojë menaxheriale.
Ai, gjithashtu ka thënë se ka me rritje të buxhetit përkundër inflacionit dhe si pasojë e mungesës së barnave, çmimi i tyre është rritur në 100 % në tregun e brendshëm.
“Pa strategji me veprime Ad-Hoc, pa ministër mbi 2 muaj, me Ushtrues Detyre me menaxhimin e SHSKUK-së, me emërimin e UD-ve pa përvojë menaxheriale paraprake. Me rritje 4.4 % të buxhetit përkundër inflacionit, me listë të pritjes mbi një vjet, me mungesë të barnave dhe me rritje simbolike ku çmimi i barnave është rritur 100% në treg të brendshëm”, ka thënë ai.
Deputeti, Dreshaj tutje theksoi se gjatë vitit 2022 kanë ikur 191 mjekë nga vendi dhe kanë mbetur 362 mjekë të papunë si pasojë mungesës së programeve kriurgjikale.
“Me ikjen e profesionistëve vetëm 191 gjatë këtij viti me 362 mjekë të papunë, me mungesë të anestiozologëve, dhe rënies së programeve kirurgjike për shkak të mungesës së tyre, me kërcënim të mbylljes së klinikave siç është klinika e ORL-së. A është mirë? Jo”, ka thënë ai.
Ministria e Shëndetësisë, ka mbetur pa ministër gati 2 muaj, gjithastu Klinika e SHSKUK-së ka mbetur pa drejtor udhëheqës.