Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me ambasadori britanik, Nicholas Abbott, dhe krerë institucional në Kosovë, ditën e dielë i kanë kujtuar 14 ushtarët britanik që humbën jetën gjatë operacioneve në Kosovë, pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar, përcjell InLajmi.
Haradinaj, Abbott dhe të tjerë dërguan lule në shenjë kujtimi, falenderimi e nderimi për të rënët britanik në sheshin “Edith Durham”.
Postimi i tij i plotë:
Në nderim të heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve britanik, sot në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Me këtë rast u bashkuam me aleatët tonë strategjik, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore. /InLajmi/