Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është solidarizuar me shtetin turk pas shpërthimit që ndodhi në sheshin Taksim afër Stambollit, përcjell InLajmi.
Haradiaj tha se aktet e tilla na kujtonë që bota duhet të jetë e demokratizuar kundër dhunës dhe terrorit.
Në fund, Haradinaj tha se qëndrojmë pranë shtetit të Turqisë, duke u lutur për viktimat dhe të lënduarit.

Postimi i plotë i tij:
I tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.
Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.
Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme./InLajmi/.