“Zotri Kurti nuk e ka ftu opozitën që të tregojë ndonjë plan të veprimit, t’i tregojë opsionet e veta se si dilet nga zgjidhja, ka filluar të bisedojë për Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin dhe kështu mendoj që ka qenë jo e pranueshme për zotëri Haradinajn”, ka thënë Lekaj.
Gjersa ka shtuar se një gjë e tillë ka qenë fyese për Haradinajn dhe sipas Lekajt me të drejtë ai e ka lëshuar takimin.
“Ka qenë mjaft fyese për Haradinajn dhe me të drejtë e ka lëshu takimin dhe nëse një kryeministër e fton opozitën dhe sjellët në atë mënyrë mendoj që është e papranueshme jo vetëm për Haradinajn por për gjithë spektrin politik”, ka shtuar Lekaj, shkruan Telegrafi.
Tutje, Lekaj, ka shtuar se pozicioni i AAK-së ka qenë mbështetës i favoreve që kanë qenë në favor të sigurisë së vendit. Madje, ka thënë se edhe ftesave që Kryeministri i Kosovës i ka bërë, AAK-ja u është përgjigjur pozitivisht.