Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka akuzuar Kinën me pretendimin se ajo ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vendit, transmeton InLajmi.
Trudeau akuzoi Pekinin se po luante “lojëra agresive” me demokracitë dhe se po synonte institucionet kanadeze.
Ky reagim erdhi pasi lajmit se inteligjenca kanadeze identifikoi një “rrjet klandestin” të kandidatëve të mbështetur nga Pekini në zgjedhjet e fundit, shkruan BBC.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze tha se Kina “nuk ka interes” që të ndërhyjë në punët e brendshme të Kanadasë. /InLajmi/