Prezantuesja kosovare Anita Muçaj-Haradinaj njëherit njëra nga konkurrentet më të dashura të ‘’Dance Albania’’ ka pësuar lëndim në gju, shkruan InLajmi
Ajo gjatë spektaklit dha lajmin për largimin e saj nga rrugëtimi në ‘’Dance Albania’’ pasiqë ka pësuar lëndim në gju dhe duhet të kurohet gjithashtu në të njëjtën kohë të pushojë.
‘’Unë e di se do të ju mungoj paraqitja ime skenike ndoshta jo aq sa vallëzimi im, por do të bëj pushim dhe besoj që do të kalojë e gjitha kjo dhe do të rikthehem por edhe mund të mos rikthehem pasi që e gjitha kjo varet nga gjendja’’, u shpreh ajo.
Ajo ka falënderuar të gjithë, jurinë, dhe është shprehur se eksperienca e ‘’Dance Albania’’ do t’i mbetet si kujtimi më i bukur duke e cilësuar si diçka ndryshe nga 23 vjetët e fundit të jetës së saj.
Anita gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë njerëzit duke i’u drejtuar se: ‘’Kur ju ofrohet mundësia që të provojnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë të mos kenë frikë dhe ta sfidojnë veten sepse nuk i dihet, nuk do të thotë që të dalësh gjithmonë i pari, sa do të thotë që në jetë të përmbushesh me sfidat dhe eksperiencën e bukur”.
Gjithashtu edhe anëtari i jurisë, Ilir Shaqiri shprehu keqardhjen për largimin e saj, duke e komplimentuar për rrugëtimin e saj në ‘’Dance Albania’’ dhe në të njëjtën kohë duke i uruar shërim sa më të shpejtë./InLajmi/