Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit pas takimit të mbajtur sot me Kurtin kishte thënë se “kryeministri nuk shpalosi ndonjë plan konkret, por thjesht është diskutuar lidhur me situatën në veri”, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë deklaratë të tij, Bajqinovci ka ironizuar duke thënë “Kryeministri Kurti nuk po na e tregon planin për veriun as neve deputetëve të Grupit Parlamentar te LV-së, e po ia tregon deputetit të LDK”.
Tutje ai ironinë e ka vazhduar duke thënë “Kur të më të tregon mua Lumir, mos ta nin se pastaj ta tregoj unë ty planin për veriun”.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministri Kurti nuk po na e tregon planin për veriun as neve deputetëve të Grupit Parlamentar te LV-së, e po ia tregon deputetit të LDK . Kur të më të tregon mua Lumir, mos ta nin se pastaj ta tregoj unë ty planin për veriun. /InLajmi/