Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave për herë të parë e ka siguruar fazën e 2-të kualifikuese për kampionatin botëror.
Ndonëse vashat kosovare në takimin e dytë që u zhvillua në Istog pësuan disfatë 28:29 nga Ishujt Faroe ato i kualifikoi epërsia në fitoren e takimit të parë transmeton klankosova.tv.
Në rrugën drejt kësaj arritje vashat kosovare partin edhe përkrahje të madhe nga shikuesit që e kishin mbushur palestrën.
Prandaj edhe festa pas ndeshjes ishte e madhe.

Teksa përzgjedhësi Agron Shabani mbeti pothuajse pa zë pas përfundimit të takimit dhe kalimit të Kosovës në fazën e 2-të kualifikuese për botëror.