Para hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë, organizatorët kanë vendosur të shtrëngojnë rregullat në lidhje me veshjen në tapetin e kuq,
Festivali fillon këtë të premte dhe rregullat e reja diktojnë që zonjat do të duhet t’i zgjedhin veshjet e tyre festive me më shumë kujdes, transmeton Indeksonline.
Vitet e fundit, disa pjesëmarrës kanë tërhequr vëmendje të madhe duke zgjedhur të ashtuquajturat fustane “të zhveshura”.
Për të siguruar më shumë “mirësjellje”, organizatorët vendosën të ndalojnë veshje të tilla sivjet, shkruan Daily Mail.
“Lakuriqësia është e ndaluar në tapetin e kuq, si edhe në zonat e tjera ku mbahet festivali”, thuhet në vendimin zyrtar, të raportuar nga mediat e huaja, transmeton IndeksOnline.
Gjithashtu u theksua se hyrja në festival do t’u mohohet kujtdo që nuk u përmbahet rregullave të mësipërme.