Analisti, Shkëlzen Gashi ka komentuar tërheqjen e serbëve nga instutucionet e Kosovës duke përmendur gjithashtu edhe kushtet që ndërmjetësuesit evropianë i kanë parashtruar Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
Gashi thotë se ndërmjetësuesit evropianë i kanë parashtruar Kosovës tërheqjen nga vendimi për targat dhe themelimin e Asociacionit teksa ka shtuar se Serbisë i është shtuar vetëm kushti që serbët të kthehen në instutucionet e Kosovës.
Analisti politik vlerëson se tri kushtet e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë janë në favor të Serbisë.
“Mr. borell, no pasarán!”, ka shkruar ai me kuptimin që “Zotëri Borrell, kjo nuk kalon”.
Postimi i plotë i tij:
Ndërmjetësuesit europianë i paskanë parashtru kosovës dy kushte: 1). tërheqjen nga vendimi për targat; dhe 2). themelimin e asociacionit.

ndërkaq, sërbisë i paskanë vendosë vetëm një kusht. ju mendoni që ky kusht është: njohja e kosovës;
jo, ishte: kthimi i sërbëve në institucionet e kosovës
pra, të tri kushtet e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë në favor të sërbisë.
- borell, no pasarán! /InLajmi/