Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq ka pritur të premten në pallatin presidencial admiralin e NATO-s, Rob Bauer, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë në rajon.
Vuçiq pas këtij takimi ka thënë se “paqja dhe de-përshkallëzimi i situatës janë detyra kyçe për të gjithë”,
“Serbia është ushtarakisht neutrale, por do të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me NATO-n”, tha presidenti Vuçiq, shkruan Gazeta express.
Ndryshe, kujtojmë se edhe disa ditë kanë mbetur nga afati për konvertimin e targave RKS, ndërsa bëhet thirrje që Kosova e Serbia të jenë të kujdeshme për veprimet e tyre në të mire të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.