Recetë shum e thjeshtë, njekohësisht shumë e shijshme.
Përbërësit
150 gr oriz për rizoto
1 qepë e grirë imët
1/4 gotë verë të bardhë
500 ml lëng perimesh
1/2 lugë çaji pistil shafrani
1 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle djathë parmixhano të grirë.
Udhëzimet
Vendosni që një natë më parë pistilat e shafranit në 1 filxhan kafeje me ujë, që të nxjerrin mirë ngjyrën .
Në një tigan, vendosni gjalpin të shkrijë dhe shtoni qepën të skuqet.
Shtoni orizin dhe skuqeni për 1 minutë në temperature te lartë.
Shuajeni me verë dhe lëreni të avullojë .
Shtoni pak lëng perimesh të nxehtë dhe uleni flakën në minimum.
Llogariteni ta hidhni lëngun e nxehtë në disa pjesë, pra pasi të jetë duke shteruar.
Shtoni pjesën tjetër të lëngut, i cili duhet të jetë gjithë kohën i nxehtë dhe ta mbulojë orizin.
Kullojini pistilat dhe nxeheni lëngun. Shtojeni tek rizoto kur të hidhni garuzhden e fundit të lëngut të perimeve.
Kur të jetë duke shteruar lëngu, fikeni zjarrin, shtoni djathin e grirë dhe gjalpin.
Përziejeni dhe lëreni 2 minuta të mbuluar me kapak përpara se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë!