• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Pse avokatët po kërkojnë rivlerësim për prokurorët e gjyqtarët nëse s’e kalojnë Vettingun?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
16 October 2022
në Kosovë
0 0
0
Avokati Gashi: Qëllimi i grevistëve është ta bankrotojnë shtetin
0
SHPERNDARJE
40
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë që nuk do ta kalojnë procesin e Vettingut, po kërkohet që së paku për 2 vite mos të ushtrojnë profesion tjetër që ndërlidhet me sistemin juridik.

Këtë po e kërkojnë avokatë në vend, të cilët thonë se duhet të pengohen apo të rivlerësohen kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar këtë proces, e që të njëjtit duan të ushtrojnë profesionin e avokatit.

Avokati Tomë Gashi, tha se nëse kjo masë nuk aplikohet, do të jetë dëm i madh për drejtësinë vendëse.

Duke folur për procesin e Vettingut, avokati Gashi e sheh si proces për t’i larguar personat që nuk e kanë vendin në sistemin juridik.

“Ne e dimë se së shpejti do të fillojë procedura e Vettingut, mënyrë kjo e ligjshme për t’i larguar ata të cilët nuk e kanë vendin në sistemin juridik të Kosovës dhe besoj që një prej masave preventive për të ardhmen do duhej të ishte që për një periudhë kohore së paku 2 vite të mos kenë të drejtë (nëse ata shkarkohen apo nëse nuk e kalojnë Vettingun) që të regjistrohen si avokatë apo ndoshta edhe profesione të tjera specifike që ndërlidhen me punët që i kanë bërë ata si gjyqtarë apo prokurorë”.

“Nëse kjo masë nuk aplikohet në të ardhmen, ne do të kemi faktikisht ndryshime të pozicioneve, që një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk do ta kalojnë Vettingun, do të bëhen avokat, që i bie se prej gjyqtarëve të këqij do të kemi avokat që do të jenë të nivelit siç kanë qenë edhe gjyqtarë”, u shpreh Gashi.

“Ne nuk po flasim me emër e me mbiemër por po flasim për ata që kur do të fillojë Vettingu nëse nuk e kalojnë dhe besoj se një pjesë nuk do ta kalojnë. Ky do të jetë një test i cili do të jetë i përgatitur nga një Komision profesional dhe këtë do ta themelojë Kuvendi i Kosovës, pra nuk do të bëhet diçka me inate apo me revanshe politike, por thjesht Vettingu do të vlejë për të gjithë dhe i gjithë filtri apo sita e Vettingut, do të jetë për gjithë e njëjtë”.

“Aty do të fillojë me integritetin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me profesionalizimin e tyre, do të analizohen aktgjykimet dhe do të ndërlidhet edhe me çështjet e pasurisë dhe me çështje private”, u shpreh tutje Gashi.

Njëjtë mendon edhe avokati tjetër, Yll Zekaj. Ai thotë se proces të rivlerësimit ka pasur edhe më herët por që nuk ka ndodhur.

Zekaj thotë se nuk ka ligj që i pengon ata të ndryshojnë profesion, por që të njëjtit duhet t’i hyjnë një procesi të rivlerësimit.

Ai thotë se nëse një gjë e tillë ndodh, do të dëmtohet profesioni i avokatisë.

“Pikërisht në atë periudhë e kemi pas një proces të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku një numër i caktuar i tyre pasiqë që nuk janë riemëruar si Gjyqtarë dhe Prokurorë, patën kaluar në profesionin e avokatisë, përkatësisht përmes licencimit në Odën e Avokatëve të Kosovës”.

“Në infrastrukturën ligjore të Odës së Avokatëve nuk ka pasur mekanizëm i cili do ta pengonte këtë proces. Tanimë e kemi një proces të ri i cili parasheh që së shpejti të ndodh, dhe ky është procesi i Vettingut në sistemin e Drejtësisë, e që fatkeqësisht mund të përsëritet një ngjarje e njëjtë, ku të gjithë ata që nuk do ta kalojnë procesin e Vettingut, mund edhe të aplikojnë përmes profesionit të avokatisë”, shkruan Ekonomia Online.

“Gjithsesi çdo person në mënyrë hipotetike do të kemi Gjyqtar apo Prokuror që nuk do ta kalojë procesin e Vettingut për mungesë të integritetit dhe për shkaqe tjera, atëherë të njëjtit veçse do ta dëmtojnë profesionin e avokatisë. Kështu që tani është koha që të ndermirën masa edhe në drejtim të avokatisë që të krijojnë një infrastrukturë që t’i pengojnë apo t’i rivlerësojnë kandidatin i cili nuk e ka kaluar procesin e Vettingut, e cili pretendon që përmes profesionit të avokatisë të rikthehet në sistemin e drejtësisë”

Tags: Procesi i VettingutTomë GashiYll Zekaj
Postimi i mëparshëm

Zjarri i madh në burgun Evin, protestat për Mahsa Aminin vazhdojnë në Iran

Postimi tjetër

Meghan Thee Stallion do të largohet për një kohë nga muzika, kjo është arsyeja

Të ngjajshme Postime

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Postimi tjetër
Meghan Thee Stallion do të largohet për një kohë nga muzika, kjo është arsyeja

Meghan Thee Stallion do të largohet për një kohë nga muzika, kjo është arsyeja

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu