Derisa Qeveria e Repiblikës së Kosovës mburret me sukseset e saj, dhe raportin pozitiv të Komisionit Evropian, kështu nuk mendojnë kështu nuk mendojnë subjektet opozitare në Kosovë, të cilat vlerësojnë se sipas raportit qeverija aktuale ka dështuar në shumë sektor, ndër to edhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, sektorin e shëndetësisë e të gjetura në sector të tjerë, raporton InLajmi.
Për raportin Progresit nuk ka fjalë të mira Partia Demokratike e Kosovës, e cila shpërfaqë disa problematika të evidentuara në Raportin e fundit të Progresit.
Për Raportin e Progresit dhe të gjeturat, ka folur Shefi i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri e deputetja Blerta Deliu të cilët bazuar në raport theksojnë se kjo qeverisja ka dështuar në përmirësimin e situatës në shëndetësi, mungesën e vullnetit për luftimin e krimit dhe korrupsionit, sikur edhe në fushën e lirisë situates në luftimin e krimit, s në shumë fushëe shëndetësisë etj,
“Raporti vë theks në veprimet në lidhje me sundimin e ligjit, në reformat në Administratë Publike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e deri te veprimet e mangëta për të luftuar informalitetin e ekonomisë. Shqetësuese mbetet edhe gjuha linquese që është përdorur ndaj gazetarëve”, ka thënë Deliu-Kodra.
Deputetja Deliu, poashtu ka thënë se raporti nuk ka asnjë reformë për tu veçuar që edhe janë kritere në realizimin e synimeve të vendit në intrgrim në struktura evropiane.
“Sfidat e raportit për vendin janë të mëdha dhe, të njëjtat, do ti trajtojmë edhe në Kuvendin e Kosovës përmes një séance që do ta thërrasim. Raporti vërteton se nuk ka asnjë reformë të rëndësishme në aspiratën e Kosovës për integrim”, theksoi Deliu.
Nga ana tjetër për raportin e Progresit dhe rolin e opozitës në performancën e qeverisjes aktuale , ka folur Shefi i Grupit Parlkamentar të PDK-së, Abelard Tahir i cili vuri në pah se aty ku raporti flet për suksese, aty edhe ka qenë kontributi ekzistencial i opozitës.
“Ne dallojmë shumë me mënyrën e të bërit opozitë me partinë në pushtet. Edhe si opozitë, kemi dhënë kontributin tonë në secilën mundësi për ti garantuar progres vendit. Prandaj, si Grup Parlamentar, ne i këmi dhënë mbështetje 30 marrëveshjeve ndërkombëtare, për dallim nga e kaluara e Vetëvendoses. Për më tepër, si opozitë ne i kemi dhënë mbështetje Qeverisë edhe për Vetingut – çka e evidenton raporti i progresit” , ka thënë Tahiri.
Sipas Tahirit, si opozitë PDK-ja ka dhënë kontributin e saj atu ku ka qenë edhe interesi kyç i shtetit.
“Të gjitha këto çështje me interes të Kosovës i kemi mbështetur që raporti të jetë më i mirë. Ndërkaq, ju e dini që Vetëvendosje vazhdimisht ka kundërshtuar reformën zgjedhore, ka refuzuar reformën në rregulloren e Kuvendit dhe mbështetjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë ratifikimin e MSA-s, vetëm që Kosovën ta nxjerr sa më keq në raportin e BE-së. Prandaj ne dallojmë shumë me ta”, ka thënë Tahiri.
Shefi i të zgjedhurve të popullit nga radhët e PDK-së, ka përmendur kështu dështimin në fuqizimin e sundimit të ligjit.
“Kjo Qeveri nuk ka arritur të draftoj dokumente të duhura që respektojnë të drejtat e njeriut. Kjo tregon për paaftësinë e tyre në fuqizimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Tahiri.
Për më tepër, Tahiri ka vu në pah edhe dështimin e mazhorancës në Kuvend për mbajtjen e stabilitetit të numrave dhe dështim në miratimin e ligjeve. /InLajmi/