Sekretari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar rreth dorëheqjes së Rifat Latifi, nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Nushi tha se Arben Vitia edhe Rifat Latifi, u dogjën për kryeministrin Albin Kurti.
Po ashtu, sekretari i PSD-së, ka deklaruar se, kjo nuk i shfajëson, Latifin dhe Vitin, por se, ia rritë edhe më shumë fajin kryeministrit.
Postimi i plotë i tij
“Ironikisht Ministrat e Shendetesise jane viktima te logjikes instrumentale te Kurtit. Dikur Arben Vitia e tash Rifat Latifi deshtuan dhe u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti! Kjo nukk i shfajson keta dy, por ia rrite edhe me shume fajin Kryeministrit!”, ka thënë Nushi. /InLajmi/