Testimi i fundit – që është i pesti që Koreja e Veriut ka kryer në dhjetë ditët e fundit – shtyri Japoninë që të aktivizojë sistemin e alarmit të raketave dhe të lëshonte një paralajmërim të rrallë, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të strehoheshin në vende të sigurta.
Për herë të fundit, Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë mbi Japoni më 2017, në kohën kur lideri verikorean Kim Jong Un, kishte shkëmbyer akuza me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Koreja e Jugut tha se raketa balistike me rreze të mesme veprimi fluturoi rreth 4.500 kilometra – që mund të jetë distancë rekord për fluturimet e raketave të Koresë së Veriut.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, e quajti “provokim” lëshimin e raketës dhe tha se ky testim përbën shkelje të rezolutave të OKB-së, duke u zotuar për “përgjigje të fuqishme”.
Koreja e Veriut lëshon raketë balistike pas largimit të Kamala Harrisit nga Koreja e Jugut
Kishida tha se lëshimi i raketës ishte “akt i dhunës”, ndërkaq kreu i Bashkimit Evropian, Charles Michel, tha se ky veprim i Koresë së Veriut përbën “një agresion të pajustifikuar”.
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, vizitoi Seulin javën e kaluar dhe vizitoi edhe Zonën e Demilitarizuar, që ndan Gadishullin Korean, shkruan REL.
Rreth 28.500 trupa amerikane gjenden në Korenë e Jugut për t’i ndihmuar këtij shteti që të mbrohet nga Koreja e Veriut.