Policia e Kosovës ka arrestuar 3 të mitur, pasi kanë therur me thikë një tjetër të mitur, të hënën rreth orës 15:00, në Podujevë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar 3 të dyshuar meshkuj kosovar -të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /InLajmi/