2 persona kanë mbetur të lënduar gjatë një vetakisdenti në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, përcjell InLajmi.
2 personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, këtë e bëri të ditur për InLajmin zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se Policia e Kosovës kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij vetaksidenti.
“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti. /InLajmi/