Edhe pse shumë persona shqetësohen më shumë se normalisht kur teshtijnë gjatë shtatzanisë, nuk kanë arsye për tu stresuar aq shumë. Teshtimat mund të shtohen gjatë shtatzanisë, por nuk do të thotë se diçka nuk shkon mirë me nënën apo me fëmijën.
Disa nga arsyet e shkaktimit të teshtitjes gjatë shtatzanisë:
Gripi
Alergjitë
Pluhurat e shtëpisë
Pasi keni konsumuar ndonjë ushqim, si për shembull pjeshkët të cilat kanë një push në lëkurën e tyre, mundësitë për të teshtitur janë të mëdha. Nëse të teshtiturat janë aq të shpeshta sa shkaktojnë një shqetësim për nënën, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Dhe pse zakonisht nuk është një problem, gjatë shtatzanisë, teshtima është një tregues se personi vuan nga një sëmundje e fshehtë e cila mund të dëmtojë fëmijën.
Teshtima mund të jetë një shqetësim për faktin se shtriq disa ligamente duke shkaktuar dhimbje therrëse, dhe nëse nëna nuk është rehat dhe e stresuar dhe fëmija nuk është i qëtë.
Disa mënyra për të lehtësuar teshtimat gjatë shtatzanise:
1- Avuj me ekualipt dhe dafinë;
2- Kripëra për mukozën e hundës;
3- Nëse vuani nga astma kontaktoni me mjekun;
4- Nëse keni alergji ndonjë ushqim mundohuni të mos e konsumoni, shkruanPër nënat.
5- Sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur me vitamina dhe minerale.