Reperi nga Ferizaj, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, ka publikuar një këngë të re dedikuar vajzës së tij Hana, shkruan InLajmi.
“Të dua” quhet kënga më e re nga Mozziku, për të cilën është përkujdesur edhe për tekstin e kësaj kënge, ndërsa producent i këtij projekti është këngëtari nga Shqipëria Elgit Doda.
Ky projekt muzikor nga reperi është dedikuar vajzës së tij Hana, ku flet për jetën e tij dhe ndarjen nga Loredana, ku përcjell një mesazh mjaft emocionues.
Mozzik është njëri ndër artistët më të dashur në industrinë e muzikës shqiptare. /InLajmi/