Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha ka marrë ftesë për t’u lajmëruar sot te organet e Gjykatës Speciale në Hagë.
Ai përmes një deklarate dërguar Radio Kosovës së Lirë tha se atë do ta bashkojnë me të ashtuquajturën “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është i futar Halitjaha, përcjell Gazeta Metro.
Deklarata e plotë e Sadik Halitjaha:
Ju njoftoj, se mua, Sadik Halitjahës, komandant i ZOP, më ka ardhur thirrja nga Gjykata Speciale, në Hagë! Me siguri do të më bashkojnë në të ashtuquajturën, “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, sikur ata e trajtojnë ish-UÇK-në dhe krerët e saj, tash për tash ndërmarrja e tillë ma e madhja në Evropë, me 46 mijë 476 pjesëtarë, veteranë të saj.