Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur për marrëveshjen e përfolur sipas modelit të 2 gjermanive, përcjell InLajmi.
Abazi tha se Kosova mund të pranojë këtë model në raport me Shqipërinë me perspektivën e bashkimit me Shqipërinë si kundërpërgjigjëje ndaj sabotimit të Serbisë dhe shtrirjes së influencës Ruse dhe Kineze në Balkan por asesi në raport me Serbinë.
Deputeti, Abazi ka thënë se ky lloj modeli është i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Serbisë.
Postimi i plotë i tij:
Marrëveshja sipas modelit të dy Gjermanive është model i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit. Ky propozim në thelb është gabim dhe i papranueshëm. Kosova mund të pranojë këtë model në raport me Shqipërinë me perspektivën e bashkimit me Shqipërinë si kundërpërgjigjëje ndaj sabotimit të Serbisë dhe shtrirjes së influencës Ruse dhe Kineze në Balkan por asesi në raport me Serbinë. Pavarësia e Kosovës është projekt i kompromisit për Paqe dhe jo falje ndaj Serbisë dhe krimeve që ajo ka bërë mbi shqiptarët në më shumë se 2 shekuj radhazi.
