Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Universitar, Enver Hasani, ka folur për draft-ligjin për paga ku parashihet edhe ulja e pagës për 30-40% e gjykatësve dhe prokurorëve. Sipas tij ky është ndikim standard në sistemin e drejtësisë.
Hasani duke folur për të gjitha kategoritë, tha se shteti duhet të argumentojë dhe dëshmojë se ndjeka e qëllimit legjitim për të ndryshuar një praktikë, në këtë rast zvogëlimi i rrogave është pasi rrezikohet seriozisht sistemin financiar i shtetit.
“Kurse, kategorive të caktuara është standard, konsiderohet ndërhyrje siç është rasti i sistemit të drejtësisë. Diplomatë, shërbyes civilë vlen kriteri i parë, ky i dyti është mënyra standarde e ndërhyrjes në sistem të drejtësisë”, tha Hasani.
Si i tillë, ky projektligj i pagave, sipas Hasanit nuk do t’i kalojë filtrat e gjykatës Kushtetuese.
Hasani gjithashtu ka folur edhe për ndaljen e pagës për grevistët pas grevës në arsim për të cilën ka thënë se është e ndaluar me standarde ndërkombëtare.
Sipas tij, të gjithë grevistët mund t’i ndjekin rrugët ligjore pas ndaljes së pagave dhe do të fitojnë në gjykatë.
Aktualisht, sektori i arsimit dhe një pjesë e shërbyesve civilë janë në grevë derisa Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do t’ua ndalë pagat grevistëve me arsyetimin se kështu parashihet me ligj, percjell Lajmi.net.
Megjithëkëtë, Hasani ka thënë se kryerja e detyrave minimale duhet të caktohet nga një organ i t3-të dhe nuk mund të vlerësohet në mënyre ligjore dhe si e tillë është e kundërligjshme.