Sportistja Erza Muninoviqi ka dalur e 5-ta në Kampionatin Evropian për Junior (U21) që po mbahet në Pragë të Çekisë, përcjell InLajmi.
Erza në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e 2-të ajo mposhti me Ippon ukrainasen Olha Kalnytska.
Në çerekfinale Muminoviqi mposhti me 3 denime për Ippon, gjermanen Nicole Stakhov.
Gjysëmfinalen e zhvilloj kundër garueses franceze Chloe Devictor dhe realisht ishte më e mirë, Erza e hodhi Wazaari dhe ishte në avantazh, pas asaj pike garuesja jonë bëri një gabim gjatë sulmit në parter që i kushtoj me humbje të ndeshjes.
Pas asaj humbje ajo u ndesh për medalje të bronztë, ku humbi me Ippon kundër garueses spanjolle Marina Diez Castello dhe u rendita e 5-ta.
Sot u ndesh edhe Dëbora Gjakova (-57kg), në ndeshjen e parë humbi me Wazaari nga italianja Chiara Zuccaro e nuk vazhdoj tutje garën.
Nesër ndeshet Dardan Cena (-73kg), të cilit i urojmë fat e sukses./InLajmi/