Në basketboll nuk mund të fitosh pa e studiuar mirë rivalin. Me një basketbollin modern, të shpejtë dhe tërheqës, Italia e dërgoi Serbinë në shtëpi (86-94) dhe u kualifikua në çerekfinale të Eurobasketit. Nikola Jokic, pavarësisht 32 pikëve të tij, është “ylli” i parë i NBA-së jashtë turneut.
Italia e udhëhequr nga “vullkani” Gianmarco Pozzeco, e zbatoi me mjeshtëri planin e saj.
Në momentin që Pozzecco u skualifikua për 2 gabime teknike në minutën e 26-të, u kuptua që plani po shkonte mirë.
Serbia kishte shënuar 51 pikë në 2 periodat e parë, por pa bërë rotacion. Italia e dinte se duhej të kishte durim dhe të priste momentin për t’u hedhur në sulm.
E bëri këtë në fund të periodës së 3-të, me një festival 3 pikëshash nga Spissu dhe Polonara, shkruan Super Sport.

Me Micic dhe Jokiç duke gulçuar, perioda e 4 dhe e fundit rezultoi si shëtitje për Italinë.