Kryeministrja Liz Truss ka folur jashtë Downing Street pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II, transmeton InLajmi.
“Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga lajmi i vdekjes së Mbretëreshës, kjo është një tronditje e madhe për kombin dhe botën”.
Ajo e përshkruan Mbretëreshën si “një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, duke shtuar: “Britania është vendi i madh sot për shkak të saj”.
Ajo tha se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të, si dhe për shumë britanikë, shkruan BBC.
“Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”. /InLajmi/