Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke i thënë se mielli nuk është inat dhe se inatin nuk duhet ta m ‘vesh PSD-së, përcjell InLajmi.
Nushi the se e kupton që Kurtit nuk i pëlqen që një subjekt i vogël të ia shpërfaqë krejt hipokrizinë e qeverisjen e mbrapshtë të tij.
Gjithashtu ai shtoi se Kurti donë me pas edhe opozitën sikur militantët në parti, po që sipas tij kjo është shumë e vështir të arrihet për kryeministrin.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Kryeminister, mielli nuk eshte inat.
Inatin e juaj mos e m’veshni te PSD. E kuptoj qe te vlon lukthi kur nje subjekt i “vogel” ta shperfaqe krejt hipokrizine e qeverisjen e mbrapshte.
E di qe e don me e pase edhe opoziten e qytetarin qysh i ke militantet e profiteret ne parti, por kjo deshire nuk te realizohet. /InLajmi/