Një program novator i gatimit indian i transmetuar në BBC filloi 40 vjet më parë, transmeton InLajmi.
Ky program u prezantua nga aktorja indiane e kthyer në “mjeshtre të gatimit”, Madhur Jaffrey.
“Madhur Jaffrey’s Indian Cookery” ishte seria e parë e zakonshme për ushqimin indian të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe e para që u prezantua nga një indiane, shkruan BBC.
Ishte gjithashtu e para që arriti një audiencë masive. Programi pati një sukses të menjëhershëm dhe e bëri prezantuesen e tij një emër të njohur. /InLajmi/