Para disa ditësh në Prishtinë është dhunuar një vajzë 11 vjeçare, dyshohet që veprimin ta kenë kryer 5 persona të cilët pas identifikimit janë dërguar në mbajtje, e për këtë të mekurën qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar duke kërkuar drejtësi por edhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, përcjell InLajmi.
Në protestë morën pjesë shumë qytetarë, të rinj, gra, burra e vajza, por nuk hezituan të ngrejnë zërin e protestës për dhunën ndaj grave e vajzave, ndërsa gjykuan ashpër edhe veprimin e dhunuesve të 11 vjeçares edhe shumë figura publike, ndër ta edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila i ftoi të gjitha nënat dhe baballarët që të jenë shembull se si mashkulli duhet të sillet me vajzat.
Balje tha se nga këto dhimbje duhet të marrin shembull që të mos ndodhë më që dhunuesi të ndjehet i rëndësishëm e viktima e dobët.
Postimi i plotë i saj:
I ftoj të gjitha nënat e fëmijëve djem që t’i duan me gjithë zemër dhe të rrënjosin në shpirtrat e tyre dashurinë për vajzat.
Ftoj gjithashtu të gjithë baballarët e fëmijëve vajza që të jenë shembull sesi çdo mashkull duhet të sillet me ta.
Çdo dhunim është monstruoz dhe tragjedi, ne nga këto dhimbje duhet të marrim mësim e zemër dhe nuk duhet të lejojmë të ndodhë që dhunuesi të ndjehet i rëndësishëm e viktima e dobët! /InLajmi/