Piloti holandez e nisi garën nga vendi i 14-të për shkak të penalizimeve për ndërrimin e motorit në makinë dhe brenda 12 xhirove, 24-vjeçari e pa veten në krye të garës.
Red Bulli ka një makinë që duket e pamposhtur dhe këtë e konfirmon vendi i 2-të i Perez duke lënë pas Sainz i cili u nis nga vendi i parë.
Tjetër paraqitje zhgënjyese nga Ferrari teksa Çarles Leklerk, i cili ishte gjithashtu i penalizuar, e nisi garën në vendin e 15-të, por për shkak të disa problemeve në makinë nuk shkoi më shumë se vendi i 5-të, shkruan Euronews Albania.
Mercedesi mori vetëm një vend të 4 me Rasëll, teksa Hamilton u largua që pas xhiros së parë, pas një përplasje me Fernando Alonson.