Një aksident me pasojë lëndimin e 3 personave ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Lushnje Fier në vendin e quajtur Bishqem.
Mësohet se një mjet me targa të republikës së Kosovës është përplasur me një mjet me targa të Shqipërisë.
Shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të 2 mjetet në kohën që janë prekur me njëra tjetrën ndoshta në tentativë parakalimi të mjetit Opel me targa të Kosovës ka shkaktuar përplasje me trafikndareset e të 2 mjeteve.
Nga shpejtësia mjetet kanë përfunduar me qindra metra larg njëri tjetrit. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje po disiplinon në trafikun dhe po merren me dokumentimin e aksidentit, shkruan Top Channel.
Te lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
