Fat Gjakova, një nga organizatorët e ‘Sunny Hill’ se Dua Lipa nuk do të këndojë në Tiranë.
Ai u shpreh se për shkak të agjendës së këngëtares e cila është e organizuar shumë kohë më parë, Lipa do të jetë në Amerikën Latine e angazhuar atje, gjatë kohës që në kryeqytet do të këndojnë 40 këngëtarë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Gjakova tha se bileta vlen për 3 ditë rresht dhe priten rreth 20-25.000 vizitorë, shkruan Euronews Albania.
Për pjesëmarrësit që do të ndjekin ngjarjen çmimi i biletës është 100 euro.