SHBA do të dhurojë një paketë ndihme sigurie deri në 3 miliardë dollarë për Ukrainën, sipas një zyrtari amerikan, transmeton InLajmi.
Paketa do të shkojë për Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI) dhe do të përfshijë një sasi të madhe municionesh, tha zyrtari.
Paketa e ndihmës me armë prej 3 miliardë dollarësh do të ishte paketa më e madhe e tillë e ndihmës që SHBA ka ofruar për Ukrainën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, shkruan CNN.
Zyrtari tha se paketa nuk është finalizuar dhe detajet mund të ndryshojnë ende. /InLajmi/