Shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela ka thënë se ushtria e Serbisë ka rritur aktivitetet në kufirin me Kosovën, përcjell InLajmi.
Vela ka thënë se kjo po ndodh pikërisht në kohën, kur Vuçiq po thotë se “po lufton për paqen”.
Tutje ai ka përmendur se që nga 1 gushti, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka vizituar 4 herë objektet ushtarake në afërsi të Kosovës.
Sipas Velës, veprime të tilla armiqësore janë në përputhje me qëllimet e destabilizimit. /InLajmi/
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1560983314189750272