Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar një foto të takimit në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, por në këtë foto “rastis” që fytyra e Borell të jetë e mbuluar nga një lule që gjendej në tavolinën e bisedimeve, shkruan InLajmi.
Nga të gjithë fotografit që mund të kishte zgjedhur presidenti serb, ai zgjodhi foton që përfaqësuesit Borell mos ti shihet fytyra, a mund të jetë ky veprim rastësi?!
Sjella e Aleksandër Vuçiqit në takimin e mbajtur në Bruksel la për të dëshiruar, sepse edhe kur Josep Borell ja zgjati dorën ai e shikoi në sy dhe nuk e përshëndeti.
Përveç se Vuçiq pati një vazhdimësi sjelljes të paarsyeshme ndaj përfaqësuesit të BE-së ai po ashtu nuk e përmendi në foton e publikuar në rrjetin social, Instagram.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk ka dhënë ndonjë deklarim zyrtar se çfarë është biseduar në Bruksel dhe cilat mund të ishin rezultatet./InLajmi/